Ukraina bëhet gati për sulmin/ Presidenti kërkon të ruhet qetësia: Mos u panikoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina bëhet gati për sulmin/ Presidenti kërkon të ruhet qetësia: Mos u panikoni

Më shumë se 10 vende, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë si dhe Shqipërinë, kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të largohen nga Kievi. Disa kanë evakuuar gjithashtu stafin diplomatik dhe familjet.

 

Ndërsa,Britania e Madhe ka tërhequr edhe  monitoruesit e OSBE-së në kiev me justifikimin se situata e sigurisë PO përkeqësohet.

 

Advertisement

Por thirrjet për largim të menjëhershëm nga Ukraina sollën reagimin e Kievit zyrtar. Presidenti, Volodymyr Zelensky, deklaroi se thirrjet e SHBA-së për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës kanë shkaktuar  panik.

 

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENT NË UKRAINË

Advertisement

 

“Duhet të analizojmë të gjitha informacionet për kërcënimet në kufijtë e vendit dhe e vërteta është se kemi informacione të ndryshme. Tani miku më i mirë i armiqve tanë është paniku. Dhe të gjitha këto informacione nuk na ndihmojnë”

 

Nga ana tjetër Bashkimi Evropian ka refuzuar të mbyllë misionet diplomatike në Kiev.

Advertisement

 

“Vendet e  Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të operojnë në mbështetje të qytetarëve dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase” nënvizoi kreu i diplomacisë së BE-së , Josep Borrell.

 

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës u shpreh i bindur se Rusia nuk do të arrijë të pushtojë asnjë qytet, pasi ushtria është e gatshme t’i përgjigjet.

Advertisement

 

OLEKSIY REZNIKOV

MINISTRI I MBROJTJES I UKRAINËS

 

Advertisement

“Forcat e armatosura të Ukrainës janë absolutisht të gatshme për të luftuar dhe nuk do të heqin dorë nga tokat e tyre Të gjithë ata që kanë parë në sytë e ushtarëve tanë të paktën një herë janë të sigurt se nuk do të ketë përsëritje të vitit 2014, agresori nuk do të pushtojë as Kievin, Odesën, Kharkivin apo ndonjë qytet tjetër.”

 

Ministri ukrainas u bëri thirrje qytetarëve  të qëndrojnë të qetë përballë paralajmërimeve në rritje, duke e quajtur qetësinë si armen kryesore.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy