“Nënë, djali yt i kapur rob po të pret”, me këtë slogan, Ministria e Mbrojtjes në Ukrainës njoftoi familjet e ushtarëve ruse të zënë rob, që të shkojnë në Kiev për të marrë në shtëpi djemtë e tyre.

Përmes një apeli të ndjerë, Kievi po përpiqet gjithashtu të ushtrojë presion mbi tërheqjen e trupave ruse.

“Ne, ukrainasit, ndryshe nga fashistët e Putinit, nuk luftojmë me nënat dhe fëmijët e tyre të burgosur.”

Shumë imazhe të tjera të ushtarëve të rinj të kapur çdo ditë transmetohen në kanalet zyrtare të Ukrainës, duke iu krijuar mundësinë familjarëve të tyre që i presin në shtëpi, t’i njohin dhe të dinë për gjendjen e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që në ditën e parë të pushtimit, qeveria ukrainase iu bëri thirrje nënave ruse që t’i pengojnë fëmijët e tyre që të shkojnë në front për të luftuar.

Që në momentin e pare, u aktivizua edhe një numër pa pagesë për familjet ruse, në mënyrë që të mësojnë fatin e fëmijëve të tyre.