Papa mesazh për prindërit: Mbështesni fëmijët tuaj nëse janë homoseksualë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Papa mesazh për prindërit: Mbështesni fëmijët tuaj nëse janë homoseksualë

Papa Françesku doli me një thirrje të veçantë. Kreu i Vatikanit u kërkoi prindërve të fëmijëve homoseksualë që të mos i përbuzin apo dënojnë ata, por t’u ofrojnë mbështetje. Komentet e tij erdhën gjatë audiencës së përjavshme në referencë të vështirësive me të cilat përballen disa prindër.

 “Prindërit që shohin orientim seksual ndryshe tek fëmijët e tyre dhe si të përballen me një fenomen të tillë, duhet t’i shoqërojnë fëmijët dhe jo të fshihen pas një qëndrimi dënues”, deklaroi kreu i Kishës Katolike.

Papa Françesku më herët tha se homoseksualët kanë të drejtë të pranohen nga familjet si fëmijë dhe vëllezër e motra.

Ati i Shenjtë shtoi se derisa Kisha nuk mund të pranojë martesa të së njëjtës gjini, mund të mbështesë ligje të bashkimeve familjare me synim që partnerët homoseksualë të kenë të drejta të përbashkëta në fushën e pensioneve dhe përkujdesjes shëndetësore dhe në rastet e trashëgimisë.

Advertisement

Vitin e kaluar, zyra doktrinore e Vatikanit lëshoi ​​një dokument që thoshte se priftërinjtë katolikë nuk mund të bekojnë çiftet e së njëjtës gjini, një vendim që zhgënjeu shumë katolikët homoseksualë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy