Kompania Pfizer bën me dije se vaksina kandidate kundër përhapjes së koronavirusit është 95 për qind efektive dhe se nuk ka shfaqur efekte serioze anësore.

Sa i përket kategorisë më të rrezikuar nga COVID, që janë të moshuarit, u zbulua se vaksina në fjalë ishte 94 për qind efektive.

Pak ditë më parë, Pfizer në bashkëpunim me BioNTech deklaruan se vaksina e tyre kandidate është 90% efektive, dhe nëse gjithçka shkon mirë deri në përfundim të fazës së fundit të testimit klinik, dimri i ardhshëm mund të na gjejë në normalitet.

Rezultatet e provës që zgjatën më pak se një vit, thyen të gjitha rekordet për zhvillimin sa më të shpejtë të këtij produkti, një proces që zakonisht zgjat me vite.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";