Kompania Pfizer tha se vaksina e saj për koronavirusin është e sigurt dhe me aftësi të fuqishme mbrojtëse tek fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç.

Njoftimi i bërë të mërkurën shënon një hap drejt fillimit të vaksinimeve për këtë grupmoshë përpara vitit të ardhshëm shkollor.

Shumica e vaksinave për koronavirusin që përdoren në të gjithë botën janë për të rriturit, që kanë rrezik më të lartë nga koronavirusi.

Vaksina e Pfizer-it është e autorizuar për moshat 16 vjeç e lart. Por vaksinimi i fëmijëve të të gjitha moshave do të jetë me rëndësi thelbësore për frenimin e pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një studim me 2,260 vullnetarë amerikanë të moshave 12 deri në 15 vjeç, të dhënat paraprake treguan se nuk kishte raste infektimi me COVID-19 midis adoleshentëve plotësisht të vaksinuar, krahasuar me 18 raste midis atyre që nuk e morën vaksinën./ VOA