Numri i fëmijëve që jetojnë në varfëri në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur një nivel të paprecedentë për herë të parë në të paktën 20 vjet, ndërsa kriza e kostos së jetesës së vendit rritet.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara sot nga Ministria e Punës, 4.3 milionë fëmijë jetojnë në familje me të ardhura të ulëta. Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2020, kur 4.28 milionë fëmijë jetonin në familje me të ardhura nën 60% të mesatares. Në vitin 2023 këto të ardhura u rritën në 545 £ (635 €) në javë.

Në përgjithësi, 21% e popullsisë ishte në varfëri, pra 14.3 milionë njerëz. Kjo përqindje është ulur me një njësi krahasuar me një vit më parë.

Ndërmjet viteve 2022-2023 vendi përjetoi për muaj me radhë nivele të paprecedentë inflacioni, duke kaluar 10%, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë dhe ushqimeve, kryesisht si pasojë e luftës në Ukrainë. Pavarësisht përfitimeve të dhëna nga shteti për të mbështetur familjet (3,800 £ ose 4,430 € mesatarisht për familje), kjo krizë goditi rëndë britanikët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numrat “tregojnë se qeveria ka dështuar të mbrojë më të cenuarit”, tha Peter Matejic, një analist në Fondacionin Joseph Rowntree, një organizatë që lufton varfërinë në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria beson se me lehtësimin e inflacionit, i cili ra në 3.4% në shkurt, presioni mbi familjet tashmë është zbutur. /vizionplus.tv