Italia, paketë ndihme për krizën/ 14 mld euro, për të mbështetur familjet me të ardhura të ulëta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia, paketë ndihme për krizën/ 14 mld euro, për të mbështetur familjet me të ardhura të ulëta

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike, karburantëve dhe produkteve te tjera baze si pasojë e luftës në Ukrainë detyroi qeverinë italiane te miratoje një paketë ndihme për familjet dhe bizneset që po përballen me krizën.

 

Këshilli i Ministrave miratoi ndihmën prej 14 miliardë eurosh. Në konferencën për shtyp, kryeministri italian Mario Draghi, deklaroi se familjeve me të ardhura të ulëta vjetore, do t’u jepet një bonus 200 euro.

 

Advertisement

MARIO DRAGHI
KRYEMINISTER, ITALI

“Në klimën e pasigurisë së madhe që ekziston, qeveria po bën gjithçka që është e mundur për të ndihmuar qytetarët tanë. Rritja e çmimeve mund të jetë një situatë e përkohshme, por duhet trajtuar me mjete të jashtëzakonshme.”

 

Qeveria italiane po ashtu ka parashikuar edhe bonuse sociale për të kompensuar faturat e energjisë elektrike, qiratë e banesave dhe transportin publik. Ndërkohë është shtyrë deri më 8 korrik ulja me 30 cent e akcizës mbi karburantet.
Ndërsa,për kompanitë që kanë lidhje tregtie me zonat e përfshira në luftë, Italia ka parashikuar një zgjatje të pagesave të kredive tatimore, si dhe një fond prej 200 milionë eurosh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy