MASH do t’u ndajë nga 3.000 denarë nxënësve nga familjet me të ardhura të ulëta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli thirrjen publike për aplikim për marrjen e mbështetjes financiare prej 3.000 denarëve për blerjen e e pajisjeve shkollore për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme publike në vitin 2020-2021, të cilët janë nga familje me të ardhura të ulëta, në përputhje me dekretin me fuqi ligjore të miratuar në qershor.

Ndihma financiare për furnizimet shkollore, për të cilat mund të aplikohen në dhjetë ditët e ardhshme, e dedikuar për nxënësit mbi 16 vjet nga dita kur ky dekret hyn në fuqi dhe janë për anëtarë të një familje të cilët të ardhurat mesatare mujore nuk i kanë mbi mesataren e neto-pagës për të punësuar për muajin mars 2020, e caktuar sipas Entit Shtetëror të Statistikave.

Pajisjet shkollore janë: fletore, fletë ngjyrosje (bllok për vizatim), pajisje për shkrime, pajisje për ngjyrosje, ngjyra, çanta shkollore (çanta shpinës), gomë, mprehës për lapsa, pajisje stilolapsi dhe lapsa, lapsa teknikë, kalkulatorë si dhe pajisje sportive (këpucë sportive dhe bluza sportive dhe pantallona sportive) për nevojat e mësimdhënies sportive dhe aktiviteteve sportive.

Afati i aplikimit të nxënësve zgjat deri më 17 gusht 2020 në platformën e Internetit www.digitalizirajse.mon.gov.mk, pra www.digjitalizohu.mon.gov.mk, ose duke dorëzuar dokumentet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës./Telegrafi/

Advertisement

MASH do t’u ndajë nga 3.000 denarë nxënësve nga familjet me të ardhura të ulëta shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy