E premtja është shpallur ditë zie kombëtare për vdekjen e Ismail Haniya në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

E premtja është ditë lutjeje për muslimanët dhe e nesërmja përkon me varrimin e Ismail Haniya në Katar.

“Për të shprehur mbështetjen tonë për luftën palestineze dhe solidaritetin tonë me vëllezërit tanë palestinezë, nesër, e premte, 2 gusht është shpallur zie kombëtare njëditore, për shkak të martirizimi i kreut të Byrosë Politike të Hamasit Ismail Haniya. I kujtoj me nderim Ismail Haniya dhe të gjithë dëshmorët palestinezë dhe si në emër të vetes ashtu edhe të kombit tim, i shpreh ngushëllimet e mia popullit palestinez”, shkruan në Platformën X, presidenti turk.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";