minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
“Vdekje Izraelit, vdekje Amerikës”, mijëra njerëz brohorasin për hakmarrje gjatë ceremonisë së varrimit të liderit të vrarë të Hamasit - Struga.info


“Vdekje Izraelit, vdekje Amerikës”, mijëra njerëz brohorasin për hakmarrje gjatë ceremonisë së varrimit të liderit të vrarë të Hamasit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vdekje Izraelit, vdekje Amerikës”, mijëra njerëz brohorasin për hakmarrje gjatë ceremonisë së varrimit të liderit të vrarë të Hamasit

Një turmë njerëzish morën pjesë në funeralin e liderit të Hamasit Ismail Haniya  në Teheran , i cili u vra gjatë një sulmi në banesën e tij.

Ceremonia e përcjellë nga mijëra qytetarë iranianë është shoqëruar me thirrje kundër Izraelit dhe SHBA, teksa nuk kanë munguar as thirrjet për hakmarrje.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, recitoi lutjen për të vdekurit përpara arkivolit të Ismail Haniya dhe truprojës së tij, të cilat ishin të mbështjellë me flamurin palestinez. Lideri i lëvizjes islamike palestineze do të varroset nesër, të premten, në Katar ku jetonte në mërgim.

Duke mbajtur portrete të flamujve Haniya dhe palestinezë, mijëra njerëz u mblodhën në Universitetin e Teheranit, sipas një korrespondenti të AFP. Mijëra njerëz të veshur me të zeza brohoritën “Vdekje Izraelit” dhe “Vdekje Amerikës”.

Advertisement

Presidenti iranian Massoud Pezheskian si dhe kreu i Gardës Revolucionare, ushtria ideologjike e vendit, Hossein Salami , gjithashtu morën pjesë në ceremoni.

Vrasja e kreut të Hamasit ka tensionuar gjendjen në Lindjen e Mesme, ndërsa përflitet për përshkallëzim të luftës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy