Irani kujton gjeneral Suleimanin, mijëra njerëz me thirrjet: Hakmarrje ndaj Amerikës 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Irani kujton gjeneral Suleimanin, mijëra njerëz me thirrjet: Hakmarrje ndaj Amerikës 

Një vit pas vrasjes së gjeneralit të lartë Iranian, Kasem Suleimani mijëra njerëz janë bashkuar në një ceremoni përkujtimore, duke përsëritur thirrjet për hakmarrje ndaj Amerikës. Më 3 janar të vitit 2020, Suleimani dhe udhëheqësi i milicisë irakene Abu Mahdi al-Muhandis, u vranë pas një sulmi me dron në Bagdad, të drejtuar nga SH.B.A.

 

Udhëheqësi Suprem iranian Ali Khamenei premtoi të merrte hak për vrasjen, duke thënë se përgjegjësit do të përballen me pasoja ‘të ashpra’. Kasem Suleimani drejtoi Forcën elitare Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, përgjegjëse për operacionet e jashtme të republikës Islamike dhe shpesh e zhvendosur midis Irakut, Libanit dhe Sirisë. Vrasja e tij rriti në mënyrë dramatike tensionet në rajon dhe çoi SHBA dhe Iranin në prag të luftës.

 

Advertisement

Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Irani dënoi atë që e quajti “aventurizëm ushtarak” të SH.B.A.-së në Gjirin dhe Detin e Omanit dhe “informacione të rreme, akuza të pabaza e retorikë kërcënuese” kundër Teheranit.

 

Ndërsa, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif paralajmëroi presidentin Trump se gjendet në një kurth nga provokatorët izraelitë të cilët po komplotojnë sulme kundër amerikanëve.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy