Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur zgjedhjen e Kancelarit të ri të Austrisë Alexander Schallenberg.

 

Përmes një mesazhi në “Tëitter”, Veliaj ka uruar Schallenberg për postin e ri, teksa ka ndarë edhe foto të takimit të mëparshëm në Tiranë kur Kancelari mbante postin e ministrin e Jashtëm të Austrisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“I lumtur të shoh mikun tim Alexander Schallenberg në krye të Austrisë mike, si Kancelari i ri Federal. Kujtoj takimet tona në Tiranë dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor,” shprehet ndër të tjera Veliaj.