Pas dorëheqjes së Kurz, betohet kancelari i ri i Austrisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas dorëheqjes së Kurz, betohet kancelari i ri i Austrisë

Diplomati austriak Alexander Schallenberg është betuar të hënën si kancelar i Austrisë.

“Ne të gjithë presim që Qeveria t’i kthehet punës dhe së bashku t’i çojmë gjërat përpara”, tha presidenti i Austrisë, Alexandër Van der Bellen, i cili drejtoi edhe ceremoninë e betimit të kancelarit të ri.

52-vjeçari është anëtar i Partisë Popullore të Austrisë dhe ka shërbyer si ministër i Jashtëm që nga viti 2019.

Advertisement

Kujtojmë se dy ditë më parë, paraardhësi i tij, Sebastian Kurz dha dorëheqjen për shkak të një hetimi për korrupsion kundër tij. Kurz është nën hetim, pasi dyshohet se ka përdorur fondet e Qeverisë për të paguar reklama në një gazetë, kundrejt një mbulimi pozitiv të aktiviteteve të tij.

Kurz i ka mohuar akuzat, por dha dorëheqjen nga posti, pasi Partia e Gjelbër e kërcënoi se do të tërhiqet nga koalicioni nëse ai s’do dorëhiqej.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy