Presidenti Emmanuel Macron ka bërë daljen e tij të parë publike pas fitores së mandatit të dytë në krye të shtetit të Francës.

 

Ai ka vizituar sot një treg në periferi të Parisit, por duket se vizita e tij nuk është pritur mirë nga qytetarët. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga The Telegraph, qytetarët kanë hedhur domate në drejtim të Presidentit francez, por kanë goditur një shoqërues të tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Truprojat e Presidentit kanë hapur menjëherë çadrat për të mbrojtur Macron-in. Incidenti ndodhi teksa Macron po përshëndeste banorët në sheshin e tregut Saint-Christophe, në rrethin e Cergy, tre ditë pas fitores së tij në zgjedhje.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";