Matteo Salvini u sulmua të mërkurën nga një grua me ngjyrë gjatë vizitës së tij në në rajonin qendror të Toskanës, teksa po bënte fushatë për partinë e tij “Liga” në prag të zgjedhjeve rajonale të përcaktuara për 20 dhe 21 shtator.

Gruja i del para duke i ndërprerë rrugën dhe e revoltuar e kap nga këmisha politikanin italian dhe e gris atë. Momenti kur gruaja e mbërthen nga këmisha u publikua menjëherë në rrjetet sociale

Sipas policisë lokale, gruaja nuk është arrestuar, pasi veprimi i saj nuk u konsiderua si i paramenduar, duke shtuar se ajo po kthehej nga puna, kur rastësisht hasi në një grup të mbështetësve të Salvinit.

Ndërkohë, Salvini tha se agresores duhet të ndjehet e turëpruar, me argumetin se çdokush mund të ketë qëndrime të ndryshme politike, por jo duke përdorur dhunë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Video/ E kap për këmishe dhe ia gris, Salvini sulmohet nga një grua në rrugë appeared first on Vizion Plus.