“Nuk e vë…”/ Salvini refuzon të mbajë maskë gjatë konferencës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk e vë…”/ Salvini refuzon të mbajë maskë gjatë konferencës

Politikani italian Matteo Salvini, ditën e djeshme ka refuzuar të mbajë maskë gjatë një konference të zhvilluar për Covid-19.

Ky veprim është kritikuar fort nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Përdorimi i maskës në vendet e mbyllura, distancimi, ndalimi i tubimeve, larja e shpeshtë e duarve mbeten thelbësore edhe në këtë fazë”, tha ministri në një radio italiane.

“Janë masa thelbësore dhe është e nevojshme të respektohen”, tha më tej ministri.

Advertisement

Salvini mori pjesë në takimin e organizuar nga Vittorio Sgarbi dhe u ul në vendin e parë, pa maskë mbi fytyrë, mëson Vizion Plus.

Një zyrtar i Senatit e ftoi atë që të vendosë maskën, siç edhe kërkohet nga rregullat e Parlamentit italian.

“Unë nuk kam një maskë dhe nuk e vë atë”, u përgjigj Salvini.

Madje edhe kur një nga bashkëpunëtorët e tij i solli atij maskën e dizajnuar me flamurin italian, pas disa minutash, Salvini vazhdoi të kundërshtojë mbajtjen e maskës.

Advertisement

“Nuk e vë…”/ Salvini refuzon të mbajë maskë gjatë konferencës shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy