Mësuesi dhunon nxënësin sepse nuk mbajti maskë në klasë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mësuesi dhunon nxënësin sepse nuk mbajti maskë në klasë

Një mësues dhunoi një nxënës pse refuzoi të vishte maskën në klasë. Ngjarja ndodhi në një shkollë në Itali. Profesori e godet 15-vjeçarin dhe më pas e tërheq atë duke e kapur për flokësh.

 

Teksa ushtron dhunë, ai thotë: “Ju gaboni, edhe unë gaboj”. Sipas nxënësve të tjerë, gjithçka nisi pas një diskutimi mes të riut dhe mësuesit për të mbajtur ose jo maskën antiCOVID në klasë. Nxënësi, me origjinë nga Sala Consilina, argumentoi se maska ​​nuk është e detyrueshme nëse respektohet distanca prej të paktën një metër.

 

Advertisement

Gjithashtu, nxënësit e tjerë thonë se 15-vjeçari e kishte vënë maskën për të kënaqur profesorin, por pavarësisht kësaj ai e goditi. Ngjarja u dënua nga mësuesit dhe nxënësit e tjerë dhe u solidarizuan me të dhunuarin.

 

 

Mësuesi dhunon nxënësin sepse nuk mbajti maskë në klasë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy