Duart në fyt/ Polici dhunon brutalisht 21-vjeçaren pse nuk mban maskë (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Duart në fyt/ Polici dhunon brutalisht 21-vjeçaren pse nuk mban maskë (VIDEO)

Një polic në Melburn të Australisë dhunoi në mënyrë mizore një 21-vjeçare. Arsyeja ishte pse ajo nuk mbante maskë në rrugë.

Videoja, që ka tërhequr jo pak vëmendje, është postuar nga “The Guardian”. Aty shihet sesi efektivi i vë duart në fyt vajzës dhe më pas e shtrin në tokë për ta prangosur. 21-vjeçarja dëgjohet që bërtet dhe i kërkon policit ta lirojë sepse po e mbyt.

Advertisement

“Po më mbysni”, dëgjohet të thotë ajo. Edhe një burrë që ishte dëshmitar i kërkoi policit të mos e rrahë të renë. “Lëreni atë”, i drejtohet ai efektivit.

Për ngjarjen, reagoi edhe policia. Sipas njoftimit, polici protagonist po patrullonte në orën 17.00 kur pa vajzën pa maskë. Ai vendosi ta arrestojë atë pasi ajo nuk pranoi t’i jepte emrin dhe mbiemrin.

Advertisement

Në Melburn është e detyrueshme të mbash maskë nëse del jashtë shtëpisë. Kjo masë u mor pas rritjes së rasteve të reja. Gjoba që merret nëse e shkel një rregull të tillë është 120 euro.

Duart në fyt/ Polici dhunon brutalisht 21-vjeçaren pse nuk mban maskë (VIDEO) shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy