Situata në hyrje të aeroportit të Kabulit është kaotike. Kjo zonë kontrollohet nga talebanët dhe qytetarët që duan të largohen sa më parë nga vendi e kanë të vështirë të futen. Grupi i xhirimit të CNN me në krye gazetaren Clarissa Ward janë përballur me luftëtarët militantë.

Ekipi ishte pranë aeroportit, i rrethuar nga afganë të dëshpëruar dhe familjet e tyre që shpresonin të shpëtonin me një fluturim evakuimi, dhe luftëtarët talebanë qëlluan me armë për të kontrolluar turmën.

“Ne kishim luftëtarë talebanë përreth që na afroheshin, një burrë më bërtiste të më mbulonte fytyrën ose nuk do të fliste me mua,” tha Ward për CNN pas incidentit.

 

Ekipi gjithashtu vuri re një burrë “që mbante kamxhik të madh të improvizuar- ishte një bravë biçikletash që në thelb ishte ndarë në dysh,” tha ajo. “Ai e përdoe atë për të penguar qytetarët që të largohen,” shton ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";