Situata në aeroportin e Kabulit: Talebanët bllokojnë hyrjen, reporterja e CNN përballet me militantët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata në aeroportin e Kabulit: Talebanët bllokojnë hyrjen, reporterja e CNN përballet me militantët

Situata në aeroportin e Kabulit mbetet e ndërlikuar dhe e dhunshme, disa ditë pasi talebanët morën kontrollin e qytetit. Shumë qytetarë afganë që kanë bashkëpunuar me forcat e koalicionit duan të largohen por talebanët kanë bllokuar aksesin. Gazetarja e CNN  Klarisa Ward, sfidon rrezikun nga militantët dhe raporton mes krismave për situatën në aeroport.

Zona e fundit e kontrolluar nga amerikanët në Afganistan, mbikëqyret tani nga talebanët.

“Shikoni, talebanët janë kudo, nuk lejojnë më njeri… Kemi ardhur në aeroportin e Kabulit për të parë se si mund të hyjnë njerëzit aty… dëgjojmë të shtëna në çdo moment. Shumë shpejt u përballëm me një luftëtar të zemëruar taleban. Ai më tha të mbuloj fytyrën po nuk do të komentojë për shkopin që mban në dorë.

Luftëtari na thotë se për skenat kaotike, fajin e ka Amerika. Shkaku i gjithë kësaj është Amerika në Afganistan, na thotë. Shikoni se ç’po ndodh. Amerika po vepron padrejtësisht me ta, pse po i gënjen dukë u thënë se mund të shkojnë në SHBA. Pse nuk i ndihmon në vendin e tyre. Vazhdojmë të ecim për të shmangur konfrontimin. Një burrë na ndjek për të na kërkuar mendim”.

Advertisement

Burri: Si mund të hyjmë në bazë?

Klarisa Ward: Si mund të hyni në bazë? A i keni dokumentet?

Burri: Për të hyrë jo por më shkruajnë me e-mail e më telefonojnë.

Klarisa Ward: Punoje për një kompani italiane?

Advertisement

Burri: Po, italiane. Të tjerë na rrethuan, për të na treguar dokumentet.

Klarisa Ward: Keni qenë përkthyes?

Burri 2: Po, përkthyes. Kanë punuar të gjithë për amerikanët dhe nuk mund të hyjnë dot në atë aeroport.

Luftëtarët talebanë janë pak të zemëruar me ne prandaj le të ecim. Vendosim të ikim në drejtim të makinës sonë.

Advertisement

Luftëtari mbështetet te kallashnikovi i tij dhe shtyn përmes turmës, siç mund të shihni disa nga luftëtarët talebanë janë shumë nervozë, është një situatë shumë e rrezikshme. Papritur dy talebanë të tjerë vërsulen drejt nesh. Mund të shihni tytën e pushkës së ngritur, për të sulmuar producentin. Kur luftëtarëve iu tha se kemi lejen të filmojmë, ulën armët dhe na lanë të kalojmë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy