Një tjetër shpërthim me bombë ndodhi në një xhami në qytetin afgan të Kandahar.

Mediat e huaja raportojnë se deri më tani të paktën 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 13 të tjerë.  Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes.

Ky është sulmi i dytë ndaj xhamive shiite në Afganistan brenda një jave. Rikujtojmë se Kandahar, i cili ndodhet në jug të vendit, është bastioni i talebanëve, një bastion për sulmet e armatosura që ka përfshirë pjesën më të madhe të Afganistanit gjatë muajve të fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";