Sulm me bombë në një xhami në Kabul, raportohet për disa të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm me bombë në një xhami në Kabul, raportohet për disa të vdekur

Një sulm me bombe ka ndodhur jashtë një xhamie në kryeqytetin afgan pak momente më parë duke lënë një numër civilësh të vdekur. Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i talebanëve.

Sipas “Al Jazeera” shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së Xhamisë Eid Gah në Kabul, ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid.

ISIS nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Sidoqoftë, që kur talebanët pushtuan Afganistanin në mes të gushtit, sulmet nga luftëtarët e ISIS kundër tyre janë shtuar.

Advertisement

Të premten, luftëtarët talebanë bastisën një vendstrehim të ISIS në veri të Kabulit në provincën Parëan. Bastisja erdhi pasi një bombë plagosi katër luftëtarë talebanë në zonë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy