FOTOT: Manifestim pro talebanëve në Kabul

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: Manifestim pro talebanëve në Kabul

Qindra gra të mbuluara totalisht nga koka te këmbët morën pjesë në një marshim në Kabul në mbështetje të regjimit të talebanëve.

Gratë e veshura me të zeza, pjesa më e madhe e të cilave të reja, marshuan deri në universitetin e Kabulit me flamuj të talebanëve, të shoqëruar nga militantë të armatosur.

Reagimi i tyre erdhi pas deklaratave të forta nga ndërkombëtarët për shkelje të të drejtave të grave nga talebanët.

Advertisement

Të rejat u ulën në sallën e leksioneve të universitetit dhe shprehën dakordësinë e tyre për vendimin e talebanëve të të ndarë djemtë nga vajzat në klasa të ndryshme.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy