Një vajzë e re, e cilësuar si “E bukura e Bagdadit” është vrarë brutalisht me thikë nga tre burra.

Mediat e huaja raportojnë se Nourzan Al-Shammari ishte duke u kthyer nga puna në këmbë kur u sulmua nga agresorët. Ajo kishte refuzuar të martohej me kushëririn e saj, ndërsa mediat vendase aludojnë se e reja është vrarë nga familjarët, pas refuzimit të kërkesës së tyre.

Aktivistë të shumtë kanë nisur protestat dhe kanë dënuar aktin e rëndë.  Deri më tani, policia ka arrestuar vëllanë e Nourzan, i cilësuar si i dyshuari kryesor për vrasjen dhe ka shpallur në kërkim 2 kushërinjtë e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nourzan ishte martuar edhe njëherë tjetër kur ishte 13-vjeçe. Edhe asokohe ajo nuk dëshironte të martohej, por vullneti i prindërve ishte i kundërt dhe ceremonia u zhvillua.