Ky filmim, i verifikuar nga BBC, tregon raketa termobarike, të njohura ndryshe edhe si bomba vakum, duke u lëshuar nga forcat ruse drejt Ukrainës.

Videoja e publikuar nga Milicia Popullore e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, tregon se raketat janë lëshuar nga një raketëhedhës i shumëfishtë TOS-1A, prodhim rus.

Armët termobarike janë të diskutueshme sepse ato janë shumë më shkatërruese se eksplozivët konvencionalë të përmasave të ngjashme dhe kanë një ndikim të tmerrshëm te këdo që kapet në rrezen e tyre të shpërthimit.