A mund të përdor Rusia armë kimike në Ukrainë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A mund të përdor Rusia armë kimike në Ukrainë?

The Economist

Vladimir Putin ka goditur me raketa Kievin, ka bombarduar Kharkivin dhe një maternitet në Mariupol në përpjekjen për të çmilitarizuar Ukrainën. Por disa mendojnë se ai mund të ndërmarrë sulme më të ashpra.

“Ne të gjithë duhet të jemi në gatishmëri se Rusia mund të përdorë ndoshta armë kimike ose biologjike në Ukrainë” paralajmëroi Jen Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Këto paralajmërime erdhën pasi Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi Ukrainën se po prodhonte armë kimike dhe biologjike e mbështetur nga Amerika. Më 21 dhjetor, Sergei Shoigu, ministri i mbrojtjes rus, paralajmëroi se 120 mercenarë amerikanë ndodheshin në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Advertisement

Më 3 mars, Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, pretendoi se Pentagoni ishte i shqetësuar për humbjen e kontrollit të laboratorëve kimike dhe biologjike në Ukrainë. Një javë më vonë, ministria ruse e mbrojtjes tha se laboratorët në Kiev, Kharkiv dhe Odessa po eksploronin se si të përdornin zogjtë dhe lakuriqët e natës për të përhapur patogjenët, raporton abcnews.al

Këto pretendime janë të pakuptimta. Pentagoni nuk ka objekte të tilla në Ukrainë, megjithëse qeveria e Amerikës ka deklaruar se do të ndihmojë vendin në mbrojtjen e laboratorëve biologjikë.

Qeveria e Rusisë dhe makineria e saj e dezinformimit, kanë përhapur pretendime të rreme për laboratorë të tillë në vendet post-sovjetike, si Gjeorgjia, për vite me radhë.

Ajo kërkon  të largojë vëmendjen nga përfshirja e saj me armët kimike. Në vitin 2013, qeveria e Sirisë përdori gaz sarin në zonat e kontrolluara nga opozita në periferinë Ghouta të Damaskut, duke vrarë mbi 1,400 njerëz.

Advertisement

Sarin është një lloj agjenti nervor, i cili shkakton paralizë dhe humbje të funksioneve të trupit. Më shumë se 300 sulme të tjera kimike – kryesisht me klor, një kimikat i përdorur në Luftën e Parë Botërore ndodhën gjatë luftës civile të Sirisë.

Rusia, e cila ndërhyri për të mbështetur Bashar al-Asad, presidentin e Sirisë, në vitin 2015, këmbënguli se ato sulme ishin kryer ose nga opozita ose ishin sulme “të inskenuara” nga inteligjenca perëndimore. Rusia ka përdorur gjithashtu armë kimike.

Në vitin 2018, Njësia 29155, një degë e shërbimit të  inteligjencës ushtarake të Rusisë, përdori Novichok  për të helmuar Sergei Skripal, një ish-oficer i grupit që spiunoi për Britaninë. Sulmi ndaj Skripal ishte i pasuksesshëm.  Më pas, në vitin 2020, Alexei Navalny, një opozitar rus, u helmua me Novichok, ndoshta gjatë një udhëtimi për në Moskë. Navalny, që në momentin që është burgosur ka udhëhequr opozitën kundër luftës  në Ukrainë, raporton abcnews.al

Në Ukrainë, Victor Jushchenko, një ish-president properëndimor, u helmua me dioksinë, një kimikat toksik, gjatë zgjedhjeve të vitit 2004. Fakti që Kremlini po nxit edhe më shumë dezinformatat rreth armëve kimike tani, ndërsa përpjekjet e Rusisë për të rrethuar Kievin janë të zbehta është shqetësuese.

Advertisement

Më 9 mars, Departamenti i Shtetit tha se paralajmërimet ruse ishin “një dredhi e Rusisë për të justifikuar sulmet ndaj Ukrainës”. Shumë zyrtarë perëndimorë mendojnë se Putin mund të përdorë armët kimike dhe më pas të akuzojë Ukrainën.

Qëllimi do të ishte ose terrorizimi dhe nënshtrimi i popullatës civile ose justifikimi i një përshkallëzimi ushtarak, siç janë bombardimet në zonat urbane.

Se si Rusia mund ta bëjë diçka të tillë është ende e  paqartë. Armët kimike nuk janë plotësisht efektive si ato ushtarake. Ato janë të paparashikueshme në efektet e tyre dhe të shtrenjta në krahasim me armët e tjera.

Ka shumë pak shembuj ku armët kimike kanë ndryshuar rezultatin në fushën e betejës. Këto armë janë të paligjshme sipas Konventës së Armëve Kimike, së cilës Rusia iu bashkua në 1997, megjithëse disa objekte mund të prodhojnë sasi të vogla për qëllime “mbrojtëse”.

Advertisement

Një hetim nga Bellingcat, një grup investigativ dhe media të tjera në vitin 2020 nxorri në pah se Rusia kishte vazhduar prodhimin e Novichok fshehurazi. Rusia nuk e ka kundërshtuar përdorimin e armëve kimike në luftë, dhe nëse për përdorimi i tyre është një mjet efektiv, Putin nuk do të heqë dorë.

Armët kimike nuk janë përdorur në fushën e betejës në Europë që kur Britania i përdori ato rreth një shekull më parë në 1919. Nëse Putin do ta bëntë diçka të tillë, udhëheqësit perëndimorë do të përballen me një presion shumë të madh.

Në vitin 2018, Amerika, Britania dhe Franca filluan sulmet ajrore në Siri në përgjigje të përdorimit të armëve kimike nga ana e saj; ai opsion nuk është më i diskutueshëm sot.

Amerika dhe aleatët e saj europianë kanë dërguar sasi të mëdha armësh në Ukrainë, por ata kanë përjashtuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake, siç është krijimi i një zone ndalim-fluturimi, me arsyetimin se diçka e tillë do të përshkallëzonte konfliktin./ Përktheu:abcnews.al

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy