Protothema.gr ka publikuar një video-dokument të një grabitjeje me armë të ndodhur në orët e para të së mërkurës, në një kafene në perëndim të Selanikut.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 4 të mëngjesit kur dy burra të veshur me të zeza, me tiparet e fytyrës të mbuluara, kanë hyrë në dyqanin që ndodhet në zonën e Menemenit dhe janë hedhur mbi banakun e lokalit.

 

Me lëvizje të shpejta, pasi e dinin se po regjistroheshin nga kamerat e sigurisë së kompanisë, njëri filloi të mbushte një qese me produkte duhani, ndërsa bashkëpunëtori i tij i drejtoi punonjësit në kokë një pistoletë dhe i kërkoi të zbrazte paratë nga kasa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas pronarit të biznesit, autorët kanë marrë gjithsej 3000 euro cash dhe produkte duhani dhe më pas janë larguar./vizionplus.tv