Talebanët në Afganistan kanë arritur të sekuestrojnë rreth 3 mijë litra alkool, sasi të cilën e derdhën në një kanal në afërsi të Kabulit.

 

Në një video të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës (GDI), uniformat e shërbimeve speciale të Emiratit Islamik të Afganistanit dallohen teksa zbrazin fuçi të mëdha në kanal.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Myslimanët duhet të ndalojnë së prodhuari dhe shpërndari alkool”, tha një teolog në videon e postuar nga agjencia në Twitter.

 

Shitja dhe konsumimi i alkoolit ishte i ndaluar edhe nën regjimin e mëparshëm të mbështetur nga perëndimi, por talebanët, të njohur për radikalizmin , janë më të rreptë në kundërshtimin e tyre.