Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë të marinës ushtarake u përplasën në ajër gjatë stërvitjeve ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë.

Siç shihet edhe në videot që kanë regjistruar momentin e aksidentit , njëri nga dy helikopterët goditi helikën e pasme të tjetrit duke i bërë ata të dalin jashtë kontrollit dhe përfundimisht të rrëzohen.

Nuk dihet ende nëse ka të mbijetuar, raporton BBC.

“Viktimat u konfirmuan të vdekur në vend dhe eshtrat u dërguan në Spitalin Ushtarak [Lumut] për identifikim,” tha Marina Mbretërore Malajziane.

Ndërsa bëri me dije se do të formojë një komision për të hetuar shkakun e incidentit. Një nga helikopterët, një HOM M503-3 me shtatë persona në bord, besohet se është rrëzuar në një pistë vrapimi.

Tjetri, një Fennec M502-6 që mbante tre viktimat e tjera, u rrëzua në një pishinë aty pranë. Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i shtetit tha se alarmi për aksidentin u dha në orën 09:50 me kohën lokale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas BBC, aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Lumut , ku ndodhet një bazë detare./vizionplus.tv/