Ish-kampioni i peshave të rënda në sportin e boksit, Vitali Klitschko, dhe vëllai i tij, Wladimir, me anë të një video kanë reaguar për sulmin që po i bëhet vendit të tyre nga Rusia.

Ata kanë deklaruar që janë gati të rrokin armët dhe të mbrojnë Ukrainën kundër pushtuesve.

Vitali Klitschko është njëkohësisht edhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.

Në karrierën e tij si boksier profesional, kryebashkiaku numëron 47 ndeshje, nga të cilat 45 i ka të fituara dhe vetëm dy humbje. Ai, në vitin 1995, ka qenë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vëllai i tij i vogël, Wladimir, disa herë kampion bote, numëron 69 ndeshje boksi profesional, nga të cilat ka fituar 64 dhe humbur pesë.

Të dy vëllezërit kanë shërbyer në ushtrinë ukrainase gjatë viteve të tyre të rinisë.