Kompania farmaceutike Pfizer, ka ngritur një padi ndaj një punonjëse të tyre, me pretendimin se ka vjedhur një sërë dokumentesh të besueshme, përfshirë edhe ato të lidhura me vaksinën anti-Covid.

Pfizer ka bërë të ditur se bëhet fjalë për punonjësen Chun Xiao Li, e cila ka shkelur marrëveshjen e “besueshmërisë”, duke marrë mbi 12.000 dokumente dhe duke i futur ato në kompjuterin personal.

Pfizer kishte çaktivizuar tashmë aksesin në USB në 2019 për të parandaluar transferimet e paautorizuara të dokumenteve.

Në tetor 2021, kompania  zbatoi gjithashtu një teknologji që monitoron kur punonjësit ngarkojnë skedarë në platformat e bazuara në cloud si Google Drive. Mësohet se e akuzuara ka refuzuar të përgjigjet ndaj pretendimeve të ngritura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo ka punuar për kompaninë amerikane për 15 vite, ndërsa së fundmi kishte marrë një ofertë nga kompania Xencor Inc, me seli në Kaliforni.