Pfizer lejon prodhimin e pilulës anti-covid, përfitojnë 95 vende të varfra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pfizer lejon prodhimin e pilulës anti-covid, përfitojnë 95 vende të varfra

95 shtete të varfra të botës do të jenë në gjendje të prodhojnë një version të ngjashëm të pilulës eksperimentale anti-covid të Pfizer.

Kompania farmaceutike amerikane firmosi një marrëveshje me një organizatë të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, që u lejon kompanive të tjera të prodhojnë medikamentin në fjalë.

Meidicines Patent Pool do të marrë në zotërim formulën e pilulës dhe mund t’a shesë për përdorim në 95 vende të varfra të botës, në Afrikë dhe Azi.

Nuk mungojnë dhe pikat kontradiktore. Në marrëveshje përjashtohen një numë i konsiderueshëm i shteteve më të varfra dhe shfrytëzimi i pozicionit të monopolit, duke i dhënë prioritet kontratave më fitimprurëse.

Advertisement

Ndërkohë, pilula e Pfizer, Ritonavir, redukton riskun e shtrimit në spital apo vdekjes nga Covid-19 me 89 për qind. Aktualisht, kompania i ka kërkuar rregullatorit amerikan që ta aprovojë medikamentin për përdorim emergjent.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy