Për të dytën ditë radhazi, mijëra njerëz marshuan në rrugët e qyteteve amerikane, duke protestuar kundër sjelljes së dhunshme të policisë. Tubimet pasuan publikimin e një videoje që tregon 5 oficerë në qytetin jugor amerikan Memfis duke dhunuar për vdekje 29-vjeçarin afrikano-amerikan Tyre Nichols.

 

 

Protestuesit u mblodhën në Nju York, Atlanta, Boston, Los Angeles, San Francisco dhe Portland duke ngritur pankarta që mbanin emrin e 29-vjeçarit dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund abuzimeve me autoritetin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Ndërkohë Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë të ashtuquajturën njësi speciale “Scorpion”, oficerët e së cilës akuzohen për vrasjen e afro-amerikanit, Tire Nichols.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Njësia në fjalë përbëhet nga 50 persona, me mision uljen e nivelit të krimit në zona të veçanta. Por tani ajo është duke u shfuqizuar pas publikimit te videos e cila u bë virale në rrjete sociale.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Familja e viktimës e mirëpriti vendimin, duke e quajtur atë të përshtatshëm, të denjë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Memfisit.