minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Vijojnë protestat masive në Francë kundër vaksinimit me detyrim - Struga.info


Vijojnë protestat masive në Francë kundër vaksinimit me detyrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijojnë protestat masive në Francë kundër vaksinimit me detyrim

Franca ka hyrë në javën e pestë të protestave kundër vaksinimit me mijëra njerëz që dolën nëpër rrugët e Parisit. Javët e fundit sipas Ministrisë franceze të Shëndetësisë protestuesit kanë sulmuar 22 vende shëndetësore, përfshirë pesë qendra testimi, 15 qendra vaksinimi dhe një laborator.

Urdhri Kombëtar Francez i Farmacistëve ka dënuar shpërthimin e dhunes të kohëve të fundit kundër anëtarëve të tij.

Rreth 45 milionë francezë kanë marrë deri tani një ose më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19 me rreth 300,000 njerëz të vaksinuar në ditë.

Franca është një nga 13 shtetet e BE-së që po zbaton kufizimet për pasaportën e gjelbër.

Advertisement

Pasaportat e vaksinimit kërkohen për vizita në kinema e teatër, për udhëtime me trena në distanca të largëta, për vizita në restorante, bare dhe objekte të tjera.

Protesta drejtohet gjithashtu kundër vaksinimit të detyrueshëm. Franca po lufton aktualisht me valën e katërt të koronavirusit. Një rrezik të posaçëm paraqet varianti Delta, i cili tashmë përbën pothuase të gjitha rastet e infektimeve në Francë. Incidenca mesatare e infektimeve ka qenë së fundi rreth 50 në 100.000 banorë brenda një jave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy