Italia ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit 947 raste të reja pozitive me koronavirus. Kjo është dita më e rëndë që nga 14 maji, kur vendi vijontë të qëndronte i bllokuar.

Autoritetet shëndetësore raportuan se këtë të premte kanë humbur jetën edhe 9 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të viktimave në total në 35,427. Që prej fillimit të pandemisë, Italia ka regjistruar gjithsej 257 mijë e 65 të infektuar.

Po ashtu, gjatë orëve të fundit, kanë arritur ta fitojnë betejën më COVID 274 pacientë.

Vijon rritja e të infektuarve me Covid-19 në Itali, shtohen edhe viktimat shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";