Italia raporton 282 të infektuar këtë të mërkurë, shtohen viktimat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia raporton 282 të infektuar këtë të mërkurë, shtohen viktimat

Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 9 viktima dhe 282 raste të reja pozitive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se këtë të enjte u shëruan 197 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 197.628.

Që prej fillimit të pandemisë, vendi fqinj ka shënuar në total 35.082 viktima dhe 245.034 të infektuar.

Sa i përket rajonit të Lombardisë, sot u regjistrua 1 viktimë nga virusi, si dhe 51 raste të reja të identifikuara. Numri i të shtruar në repartet e terapisë intensive në rajon ka rënë në 17 pacientë.

Advertisement

Italia raporton 282 të infektuar këtë të mërkurë, shtohen viktimat shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy