Italia raporton 13 viktima këtë të hënë, zero të infektuar në 9 rajone

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia raporton 13 viktima këtë të hënë, zero të infektuar në 9 rajone

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar në total 13 viktima dhe 169 raste të reja, nga 234 të infektuar që u raportuan një ditë më parë.

Autoritetet deklaruan se këtë të hënë janë shëruar 178 pacentë, ndërsa në total shënohen 13.157 raste aktive.

Në total, në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë 34.967 persona dhe 243.230 të infektuar.

Nga ana tjetër, në 9 rajone nuk janë regjistruar raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për rajonet si Marche, Puglia, Friuli Venezia Giulia, Abruzzo, Umbria, Calabria, Valle d’Aosta, Molise dhe Basilicata.

Advertisement

Italia raporton 13 viktima këtë të hënë, zero të infektuar në 9 rajone shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy