Italia raportoi sot 8 viktima dhe 208 raste të reja me COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia raportoi sot 8 viktima dhe 208 raste të reja me COVID

Italia ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit 8 viktima si pasojë e koronavirusit, ndërsa u konfirmuan 208 raste të reja pozitive, nga 22 166 teste të kryera.

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të hënë 133 të shëruar, duke e çuar në total numrin e pacientëve të rikuperuar në 192.241.

Që prej fillimit të pandemisë, Italia ka shënuar gjithsej 34 869 viktima dhe 241 819 të infektuar.

Italia ka vendosur që të gjithë qytetarët e konfirmuar pozitivë dhe që thyejnë karantinën do të gjobiten me 1000 euro.

Advertisement

Italia raportoi sot 8 viktima dhe 208 raste të reja me COVID shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy