Presidenti Vladimir Putin doli sot sërish përpara ekranit për të njoftuar vendimin e Dhomës së Lartë të parlamentit rus, që miratoi vendimin e trupave të Moskës në Donbass.

Putin në fjalimin e tij, pa stakimit me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alyev,  zyrtarizoi diçka që u bë e qartë nga momenti i njohjes së dy republikave ruse, të Luhanskut dhe Donjetskut, përfundimin e çdo iluzioni për rifillimin e dialogut diplomatik mbi Marrëveshjen e Minskut, që si pikë kryesore kishte pikërisht shndërrimin e dy republikave në entitete autonome, po brenda territorit ukrainas.

Putin shtoi se vendimi nuk do të thotë automatikisht se trupat do të dërgohen menjëherë, por nëse do të jetë e arsyeshme.

Por pozicioni i tij ndaj Kievit mbetet i fortë, dhe dëshmon se Ukraina tashmë shihet nga Kremlini si një rrezik për sigurinë e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Zgjidhja më e mirë do të ishte sikur Kievi të refuzonte vetë NATO-n, dhe të shpallej neutral”, deklaroi Putin, i cili shtoi se mundësia e armëve bërthamore taktike në territorin ukrainas do të ishte e papranueshme dhe një rrezik strategjik për Moskën.