“Vladimir Putin është me Parkinson?!”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vladimir Putin është me Parkinson?!”

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, mohon prerazi se Presidenti rus Vladimir Putin synon të japë dorëheqjen janarin e ardhshëm sepse është i sëmurë, siç argumentoi shkencëtari Valerij Solovej.

 

Ai nuk specifikoi se nga çfarë sëmundjeje vuante Putini, por nga analiza e videove të ndryshme në të cilat ai duket i paqëndrueshëm, disa vëzhgues kanë hipotezuar sëmundjen e Parkinsonit.

 

Advertisement

Zbulimet e reja u pritën nga analistët rusë me skepticizëm dhe madje me ironi.

 

Kjo nuk është hera e parë që bëhen spekulime për shëndetin e liderit rus. Në vitin 2016, shtatë ditët e mungesës së Putinit ishin të mjaftueshme për t’i lënë vendin hipotezave të “stresit” dhe madje “depresionit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy