Ish-futbollisti i Bayern Leverkusen dhe Fenerbahçes, Sezer  Üztürk, është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve gjatë një konflikti në rrugët e Stambollit.

 

Mediat turket raportojnë se në datën 19 shtator,  Üztürk është përfshirë në një konflikt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai i kërkoi një grupi personash që ta linin të kalonte me makinën e tij Mercedes, por u përball me personin që humbi jetën gjatë sherrit, i cili i bllokoi rrugën, duke mos e lënë të kalonte.  Në në një moment,  Üztürk ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr nga makina e tij.

 

Üztürk u largua dhe policia turke është ende në kërkim të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";