Vrau fqinjin dhe mori peng një fëmijë, ekzekutohet futbollisti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau fqinjin dhe mori peng një fëmijë, ekzekutohet futbollisti

Një futbollist 24-vjeçar, Odichukumma Kelvin Igweani është qëlluar për vdekje nga policia britanike, pasi ka vrarë me armë zjarri fqinjin e tij, si dhe ka mbajtur peng një fëmijë vetëm 2 vjeç. Ai u qëllua katër herë.

 

Fqinji i të riut, i quajtur Richard Woodcook, kishte shkuar në banesën e tij kur kishte dëgjuar zhurma dhe thirrje për ndihmë. Pasi i trokiti në derë, Igweani e vrau menjëherë Woodcock, trupi i të cilit u gjend në dyshemenë e ndërtesës në qytezën Milton Keynes.

 

Advertisement

 

Më pas, fqinjët e tjerë lajmëruan policinë për ndihmë. Kur efektivët hynë në banesë, konstatuan edhe një djalë 2-vjeçar që ishte marrë peng nga futbollisti, i cili ishte plagosur rëndë dhe mbahej në dhomën e gjumit. Vogëlushi mbetet në një gjendje të rrezikshme për jetën në spital.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy