Detaje të reja kane dale në dritë nga skandali i korrupsionit që tronditit Parlamentin Europian.

 

Sipas autoriteteve belge të cilat po drejtojnë hetimin, më shumë se 1.5 milionë euro në para kesh u sekuestruan në total nga shtëpitë e eurodeputetes greke Eva Kailit dhe ish-deputetit evropian Pierre Antonio Pancheri në Bruksel.

Mediat belge Le Soir raporton se policia federale gjyqësore ka gjetur rreth 600 mijë euro në shtëpinë e ish-deputetit italian. Ndërsa pjesa tjetër e parave u gjet në shtëpinë që Eva Kaili kishte në Bruksel bashkë me partnerin e saj Francesco Giorgi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ish-eurodeputetja greke përmes avokatit të saj është deklaruar e pafajshme.

 

Avokati ka thënë se ai nuk ka informacion ku janë gjetur gjetur paratë apo se sa janë gjetur. Nga hetimet ka rezultuar se Kaili ka krijuar muajt e fundit edhe një kompani imobiliare.

Eva Kaili po mbahet në paraburgim në Belgjikë ndersa nesër ajo pritet të njihet me akuzat. Së bashku me të janë në paraburgim edhe 4 personat të tjerë ish-zyrtarë të tjerë të Parlamentit Europian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidentja e parlamentit europian Roberta Metsola u shpreh se ishte e tërbuar dhe se demokracia europiane ishte nën sulm.