Korrupsioni në kupolën e BE-së/ Gjenden qindra mijëra euro në shtepitë e të arrestuarve  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korrupsioni në kupolën e BE-së/ Gjenden qindra mijëra euro në shtepitë e të arrestuarve  

Brukseli është përfshirë në korrupsion në nivelet më të larta të tij. Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i nënkryetares së Parlamentit Europian, njëkohësisht eurodeputete në këtë institucion, Eva Kaili. Ajo së bashku me 4 persona të tjerë akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Mediat belge bëjnë me dije se në banesën e eurodeputetes greke, pjesë e PASOK, janë gjetur shuma të mëdha kesh deri në 600 mijë euro. Hetimet e nisura nga autoritetet belge kanë lidhje me Katarin për financim të paligjshëm për të ndikuar në Parlamentin Evropian.

Advertisement

Mes të arrestuarve janë ish-eurodeputeti italian Antonio Panzeri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, Luca Vizentini. Sipas mediave, policia e Brukselit gjeti gjysmë milioni euro kesh në shtëpinë e Panzerit.

 

 

Advertisement

Panzeri, i cili kishte shërbyer si eurodeputet për tre mandate nga viti 2004 deri në vitin 2019, vazhdon të mbajë një pozicion të lartë brenda Aleancës së Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian. Nga ana tjetër, 53-vjeçari Vizentini ka qenë prej disa vitesh një figurë lider në unionet evropiane.

 

 

Mes të arrestuarve është gjithashtu, një ish-asistent i Panzerit në Parlamentin Evropian dhe një drejtor i një organizate joqeveritare. Autoritetet dyshojnë se Katari u përpoq të ndikojë në vendimet politike të Parlamentit Evropian në mënyrë të paligjshme për çështjen e të drejtave të puntorëve të cilët ndërtuan infrastrukturën për ka Botërorin, duke u dhënë ryshfet eurodeputeteve në Bruksel.

Advertisement

 

 

Për skandalin ka reaguar edhe kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Advertisement

 

“Në këtë fazë nuk mund të komentojmë hetimet në vazhdim, përveçse të konfirmojmë se kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë plotësisht me të gjitha autoritetet përkatëse policore dhe gjyqësore. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar kursin të drejtësisë” – shkruan ajo në një postim në Tëitter.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy