Incident në takimin e Ramës me shqiptarët e Italisë, Diaspora shpërndan fletushka: Dua të votoj!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Incident në takimin e Ramës me shqiptarët e Italisë, Diaspora shpërndan fletushka: Dua të votoj!

Një incident i vogël është regjistruar sot në pallatin e sportit në Milano ku po mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Italisë.

Burime për vizion plus bëjnë me dije se disa emigrantë shqiptarë hodhën në sallë fletushka me mesazhin “Dua të votoj 2025, nga Diaspora”.

Pas kësaj, ata u nxorrën me forcë nga salla.

Advertisement

Vizita e liderit te mazhorancës Rama vjen vetëm pak muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Tiranës dhe Romës zyrtare për njohjen e pensioneve, që përbën një prej çështjeve më të rëndësishme për shqiptarët, të cilët prej vitesh punojnë në Itali.

Takimi me shqiptarët e Italisë vjen disa javë pas takimit që Rama mbajti në Athinë me shqiptarët e Greqisë, në kuadër të turit me diasporën.

Rama pritet të takohet edhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër, Mbretëri e Bashkuar dhe Dyseldorf, Gjermani./vizionplus.tv/

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy