“Do mbash mëkatin, a do bësh viktimën”, Xhensila i përgjigjet Besit: Në mundsh ta ruash arsyen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do mbash mëkatin, a do bësh viktimën”, Xhensila i përgjigjet Besit: Në mundsh ta ruash arsyen

Divorci mes Besit dhe Xhensilës ka qenë një ndër temat kryesore e mediave muajt e fundit. Dyshja vendosi të ndahej pa shumë bujë, por la shumë vend për aludime nga ndjekësit.

Dhe pse kanë zgjedhur të mos flasin, Besi në këngën e tij të fundit, në bashkëpunim me Eli Malaj, mendohet se ka zbuluar pak nga çfarë ka ndodhur me nënën e fëmijëve të tij.

Teksti është i shkruar nga vetë Besi dhe ky i fundit e ka komentuar atë si ‘tekst shpirti’ duke nënkuptuar se tregon gjendjen e tij emocionale të momentit.

“Nga mosmirënjohja, unë të ktheva shpinën, a do mbash mëkatin, a do bësh viktimën…” është një pjesë e tekstit, e fansat nuk kanë pritur që të përkrahin Besin duke vërshuar komente negative ndaj këngëtarës, për t’i lënë kështu peshën e fajit Xhensilës për divorcin.

Advertisement

Kjo e fundit, përmes një story në instagram, ka shpërndarë disa vargje të poezisë “Në mundsh”, si një reagim të kritikave dhe akuzave që ajo ka marrë deri më tani.

 “Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,

sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,

Advertisement

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,

a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

Advertisement

me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…”, janë vargjet e zgjedhura nga këngëtarja

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy