Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi sot Senatin Amerikan pas miratimit me shumicë dërrmuese 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe ekonomike amerikane për vendin e tij. Në të njëjtën kohë, Joe Biden thekson se do të ishte mirë që armët dhe municionet të arrijnë te ukrainasit këtë javë.

“Falënderoj udhëheqësin e shumicës Chuck Schumer dhe udhëheqësin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve Mitch McConnell për udhëheqjen e tyre të fortë në avancimin e këtij legjislacioni dypartiak, si dhe të gjithë senatorët amerikanë të të dyja partive që votuan për të”, tha zoti Zelensky në faqet e rrjeteve sociale.

SHBA ka qenë mbështetësi kryesor ushtarak i Ukrainës që nga shpërthimi i luftës në 2022 kur Rusia pushtoi territorin ukrainas, por paketa e re e ndihmës, e cila përfshin pajisje thelbësore, ishte bllokuar në Kongres prej muajsh.

“Unë vlerësoj gjithashtu mbështetjen e Presidentit (SHBA Joe) Biden dhe shpresoj se projektligji do të nënshkruhet së shpejti dhe se programi i ardhshëm i ndihmës do të jetë në përputhje me vendosmërinë që shoh gjithmonë në negociatat tona”, shtoi  Zelensky.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ushtria ukrainase po përballet me mungesë serioze si armatimi dhe kryesisht municioni, ashtu edhe personeli, ndërkohë që ushtria e Moskës po ushtron presion të pandalshëm në frontin lindor, ku tashmë ka marrë iniciativën e lëvizjeve. /vizionplus.tv