Zelensky falënderon SHBA-në për paketën e re të ndihmës ushtarake

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ukraina është mirënjohëse ndaj Presidentit të SHBA Joe Biden dhe popullit amerikan për vendimin e tyre për të ofruar një paketë shtesë të ndihmës mbrojtëse prej 450 milionë dollarësh.

Keshtu shkroi në twitter, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Kjo mbështetje, duke përfshirë sisteme shtesë Himars, është tani më e rëndësishme se kurrë. Falë përpjekjeve të përbashkëta do të çlirojmë territorin ukrainas nga agresori rus”, ka shkruar Zelensky.

 

Administrata e Biden njoftoi mbremjen e te enjtes dërgimin e mëtejshëm të ndihmës ushtarake në Ukrainë.

 

Paketa ushtarake përfshin sisteme të tjera raketore artilerie me lëvizshmëri të lartë (Himars) dhe municione.

Advertisement

 

Nderkohe edhe kryeministri italian Draghi u shpreh pro dergimit te armeve ne ndihme te Ukraines.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy