Teksa Ukraina po përballet prej gjashtë ditësh me agresionin rus, presidenti Volodymyr Zelensky, po jep mesazhin e tij prekës në Parlamentin Evropian.

 

Me sytë e përlotur Presidenti Zelensky u shpreh se nuk di si t’i përshëndesë eurodeputetët me “mirëmëngjes” apo “mirëmbrëma”, pasi për disa qytetarë të tij në Ukrainë sot mund të jetë dita e fundit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të pranishëm në këtë seancë plenare, ju përshëndes. Nuk di si t’iu falënderoj e përshëndes të gjithëve, pasi nuk mundem të them mirëmëngjes apo mirëmbrëma, sepse çdo ditë për disa njerëz është e fundit. Unë flas sot për qytetarët e mi, për qytetarët e Ukrainës që po mbrojnë duke paguar dhe çmimin më të lartë, po mbrojnë lirinë. Jam i lumtur që është kjo frymë bashkuese, jam i lumtur që jeni bashkuar të gjithë vendet e BE. Nuk e kam ditur, por ky është çmimi që ne duhet të paguajmë”, tha Presidenti Zelensky.