Zelensky-liderëve të BE-së: Ndoshta është hera e fundit që më shihni të gjallë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky-liderëve të BE-së: Ndoshta është hera e fundit që më shihni të gjallë

Presidenti ukrainas, Zelensky ka zhvilluar nje video-konferencë me liderët e BE.

 

Zelensky ka prekur me fjalët e tij drejtuar liderëve të BE teksa i ka komunikuar atyre se kjo mund të jetë hera e fundit që mund ta shohin të gjallë.

 

Advertisement

“Kjo është hera e fundit që mund të më shihni gjallë”, mësohet të ketë thënë Presidenti.

 

Kujtojmë se aktualisht janë duke u kryer luftime në Kiev. Forcat ruse ndodhen shumë pranë kryeqytetit, e nga ana tjetër, ushtria ukrainase ndodhet në gatishmëri për mbrojtje.

 

Advertisement

Rusia ka propozuar të ketë diskutime me Ukrainën në Minsk të Bjellorusisë, por pikë së pari shteti ukrainas duhet të shpallë neutralitetin. Ukraina nga ana tjetër ka thënë se po konsiderojnë këtë propozim dhe kritikat e tyre janë drejtuar nga vendet e BE, që sipas presidentit Zelensky i kanë lënë të vetëm në këtë betejë të përgjakshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy